Akademiku Artan Fuga ka komentuar propozimin që bëri sot Komisioni Europian për metodologjinë e re të zgjerimit të BE duke e quajtur si një fund të livadhisjes së Shqipërisë me integrimin dhe një presion ndaj qeveritarëve duke forcuar kontrollin e integrimit të vendit.

Fuga shprehet se tashmë Shqipëria është si udhëtari i vonuar si cili sa më vonë të kapi ‘trenin’ aq më shumë do i duhet të vrapojë. Për metodologjinë e re ai shprehet se tani përtej arritjeve mbi demokratizimin e sistemit politik kërkohen edhe kërkesa të reja si parametra të standarteve ekologjike, politika të jashtme të papranushme  dhe matjen e arritjeve me objektiva të qarta.

 

STATUSI I ARTAN FUGËS

BE i jep fund livadhisjes sonë me integrimin

———————————————

Metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Europian i vendos pikat mbi “i”!

Më duket vendi si një udhëtar i vonuar që pasi e ka humbur trenin në nisje në stacion, kërkon t’a kapi diku më tutje pasi treni ka marrë shpejtësi. Udhëtari tanimë që ta kapi trenin duhet të vrapojë që të kërcejë brenda. Sa më vonë ta kapi aq më shumë i duhet të vrapojë për të kërcyer brenda.

Tani nuk kërkohen vetëm arritje mbi demokratizimin e sistemit politik, por edhe kërkesa të reja që kanë të bëjnë me parametrat e standarteve ekologjike!!!

Kërkohet edhe një politikë e jashtme e pranueshme nga BE.

Kërkohen që arritjet të maten saktësisht me objektiva të qartë.

Dhe mbi të gjitha, ose bën përpara, ose nëse ngecesh, mund të anullojnë edhe negociatat e hapura më parë. Pra jo vetëm ngelesh në klasë, por edhe të zbresin në një klasë më poshtë.

Duket forcimi i kontrollit mbi procesin e integrimit të vendit tonë duke i mbajtur qeveritarët nën presion për një periudhë që do të jetë e gjatë.

Përtej llafeve me ju, me ne, me ata, ju jeni si ne, ju jeni si ata, ne jemi si ju, këtu gjërat duken rreptësisht të shtrënguara dhe nuk lënë të livadhisësh!

Të shohim reagimet! Por, shoh që në disa deklarata fluturake nuk është kuptuar fare se përpara kujt muri na vendos reforma e metodologjisë të pranimit!

 


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb