Dy stacione të Metrosë së Pekinit nga dita e sotme do të fillojnë të përjetojnë një sistem të rezervimit për të shmangur përqendrimin e udhëtarëve, në kontekstin e luftës kundër Covid-19.

Sipas ”Pekin Subway Limited”, operatori i metrosë së qytetit, gjatë ditëve të javës, nga ora 06:30 në orën 09:30, pasagjerët mund të prenotojnë një vend me anë të smartfonit për të hyrë në stacionet e Tiantongyuan dhe Shahe, të cilët para epidemisë mbusheshin nga pasagjerët gjatë mëngjesit.

Pas bërjes së rezervimit, pasagjerët kanë një një hapësirë prej 30 minutash në dispozicion, 10 minuta para prenotimit ose 10 minuta më vonë, për të hyrë në stacionet përmes një pasazhi preferencial, duke përdorur një kod të gjeneruar në telefonat e tyre.

Ata që nuk kanë rezervuar duhet të presin në radhë para se të hyjnë.

Sipas Shoqërisë Metropolitane të Pekinit, sistemi i rezervimeve synon të zvogëlojë kohën e pritjes për pasagjerët dhe t’u ofrojë atyre një përvojë më të mirë dhe më të sigurt udhëtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb