Gentian Mezani është zyrtarisht trajneri i “Luftëtarit” dhe nga sot ai ka marrë në drejtim skuadrën gjirokastrite. Në prezantimin e tij, Mezani tha se në çdo ndeshje skuadra e tij do luaj për të fituar.

“Dua të falënderoj presidentin për besimin. Uroj të mos i zhgënjej njerëzit këtu. Erdha me një dëshirë të madhe, pasi kam pasur edhe oferta të tjera. Loja e këtyre djemve më jep shpresë, pasi në këto 4 ndeshje kanë prodhuar futboll. Edhe mbështetja që kam marrë nga drejtuesit më jep forcë. Nuk dua të flas për mbijetesën. Edhe “Laçin” me “Flamurtarin” i kam marrë në të njëjtën situatë. Kemi ende shumë ndeshje për të bërë. Edhe ekipet e tjera nuk kanë shumë diferenca. Objektiv për mua është të marrim rezultat pozitiv në çdo ndeshje”, tha Mezani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb