Nga Ben Blushi

TIFOZI ME KRYQ
Këtë burrë me kryq mbi shpinë, e takova përpara ndeshjes Roma-Feynord në Tiranë.
Çbën këtu, e pyeta
Të gjithë janë tifozë të futbollit sot, tha
Po ti çfarë je?
Unë jam tifoz i Krishtit,
Ku po e çon këtë kryq?
Nuk po e çoj asgjëkundi po e mbaj mbi shpinë,
Pra ti mban mbi shpinë mëkatet tona si Krishti?
Sigurisht edhe të tuat,
Nuk mendon se pesha e mëkateve është e pamundur të mbahet nga një njeri i vetëm?
Dikush duhet ta bëjë, tha burri
Po pse ti, e pyeta
Sepse askush nuk e bën, as ti nuk e bën,
Unë sigurisht nuk e bëj, mezi mbaj mëkatet e mia, thashë unë
Ti nuk beson, tha burri
Nga e di ti që nuk besoj ?
Të kam lexuar librat,
Mendon se kuptohet shkrimtari nga librat e vet, e pyeta
Shpirti i shkrimtarit mund të njihet nga mënyra si flet për shpirtrat e tjerë,
Po nëse unë të bëj ty një foto, a mendon se mund ta njoh shpirtin tënd përmes saj?
Fotoja nuk është pasqyrë e shpirtit por e çastit, tha burri
Meqë u njohëm do të të bëj një nder, thashë unë
Çfarë nderi, pyeti burri
Nuk do ta tregoj as emrin as fytyrën.
Po pse do të më fshehësh, pyeti burri
Dua të të mbroj, thashë unë
Nga kush do më mbrosh?
Nga gjithë ata që bëjnë mëkate dhe do vijnë tek ty të të kërkojnë tu mbash kryqin mbi shpinë, thashë unë.
Kjo është detyra e Zotit, tha burri, nuk kam nevojë të më mbrosh nga mëkatarët
Epo tani ta dhashë fjalën, thashë unë, mbete i panjohur
Vetëm në facebook tënd, tha burri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: