Vijojnë përplasjet në rrjetet sociale mes prezantueses, Roza Lati dhe modeles Aurela Hoxha. Gjithçka ka nisur kur vajza e aktores Rita Lati e ka cilësoi Aurela Hoxhën si njeri fallco dhe plastik brenda dhe jashtë, ndërsa modelja i kujtoi se ajo mezi ndante qiranë me të dashurin dhe se gjoksin e kishte bërë me “klering”. Por pas kësaj përplasjet në distancë vijojnë.

Së fundmi përmes nj statusi në Instagram, Roza Lati ka publikuar një foto të qenushëve të saj, ndërsa i prezanton si të dashurit e saj. Prezantuesja shkruan se nuk është 35 vjeç që fle me prindërit dhe se çdo gjë që ka e ka arritur, e ka arritur falë punës së saj, jo duke përfituar.

Statusi i plotë i Roza Latit:
Ju prezantoj te dashurit e mi. Me njerin ndajm leket e qeras gjysem per gjysem, dhe me tjetrin shkojm pushime ne Thailand. ??? Gezohem qe ca individe dine fjalen klering… kur e gjithe jeta e tyre eshte klering duke filluar nga fotot e huazuara nga modele te huaja dhe i shesin sikur jane vete ato (rrofshin @vipat_e_bllokut_.official qe na hapin syte ne kete gje) dheee me makina te huazuara. Te qenurit nje person publik eshte gje e mire sepse te ofrohen shume gjera for free, sa keq qe asaj nuk i ka ndodhur kjo gje. Fundja une cdo gje qe kam bere e kam deklaruar… dhe eshte per te qeshur qe te gjithe me kane mbeshtetur… ne te kundert me disa individe… Nuk jam 35 vjec qe te fle me prinderit dhe per me teper asnjehere nuk jam hequr si miliardere. Pushimet e mia i paguaj une. Kafet e mia i paguaj une. Qeran time e paguaj une. Leckat e mia i paguaj une dhe e di cfare….. naten fle me seder te paster dhe duke buzeqeshur… dhe duke menduar… ne oren 06.30 duhet te zgjohem se kam pune.
Screenshot005
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb