Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat me një biznesmen të qytetit të Lezhës, ku ky i fundit nisi të tregonte vështirësitë që ndodhet sektori i peshkimit, ku dhe ai bën pjesë.

Kryeministri, tha me batutë se të qëndrosh në fuoristradë si anije kozmike dhe të flasësh për mbijetesë në atë standard është problem i madh. Kryeministri theksoi se qeveria ka qenë gjithmonë mbështetëse e sektorit të peshkimit dhe synimi i saj është që të bëhet të gjitha ndërhyrjet e nevojshme që ky sektor të ecë përpara

“ Të kesh fuoristradë si anije kozmike, lufta për mbijetesë në atë standard është problem i madh. Lezha është një pikë e nxehtë në sektorin e zhvillimit në peshkim. Ju keni disa persona që janë promotor të disa industrive. Unë që ta ndjesh dhe ta marrësh më lehtë mbijetesën, kemi nisur punën për mbështetjen e sektorit të peshkimit në një moment kur eksporti ishte 18 milionë euro. Viti 2020, viti i mbijetesës dhe pandemisë eksporti ishte 114 milionë euro. Që peshkimi të kapërcejë bujqësinë në eksporte më duket e çmendur. Sot, falë të gjithë sektorit që kemi krijuar me ju kemi bërë ndërhyrjet e nevojshme që sektori të eci përpara”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb