Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditë më parë ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trump përmes kësaj letre ka falënderuar Hotin që ka marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë. “E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Kryeministri Hoti ka falënderuar presidentin Trump për përkushtimin e tij.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– SHBA!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hot Letra Trump
Hot Letra Trump

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb