Menjëherë pas deklaratës së Presidentit të Republikës, se mezi po pret të kthehet në Parlament, ku do të pyetet nga Komisioni Hetimor Parlamentar për dekretin e tij për rrëzimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore, ka nisur lëvizjet edhe Kuvendi.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se Kuvendi ka vendosur të thërrasë Metën në Komisionin Hetimor më datë 9 shtator, në orën 10:00. Ndërkohë, ky orar është dakordësuar edhe me Presidentin Meta.

Plani hetimor që do të ndjekë maxhoranca, i miratuar dje nga komisioni, në thelb synon hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shteti në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, datë kjo që shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes subjekteve politike. Hapi i parë procedural që do të ndiqet është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb