6 gola kundër Lazio-s nuk janë pak, janë një arsye e fortë për të festuar pasi Interi i tij i dërgoi një mesazh të qartë të gjithë rivalëve, janë ata kampionët në fuqi, janë ata ekipi për t’u mundur. Pavarësisht suksesit të thellë ndaj ish ekipit të tij, Simone Inzaghi u shfaq i qetë në konferencë për shtyp:

“Mposhtëm një ekip që vinte nga një moment shumë i mirë. Jam shumë krenar për këtë skuadër. A jemi ne favorit për të fituar titullin? Këtë do ta thotë koha. Kemi ende një ndeshje për të rikuperuar. Janë edhe dy ndeshje në kampionat, më pas Superkupa, kërkohet një impenjim maksimal pasi gjërat do të jenë më të ndërlikuara. Kemi bërë mirë edhe këtë sezon, kemi pasur vazhdimësi, por në kampionat ka skuadra shumë të mira që po arrijnë rezultate të mëdha. Ka shumë njerëz që mezi presin që ne të humbasim, ashtu siç ndodhi kundër Leverkusen. Për fat të mirë unë kam lojtarë që i lexojnë pak këto gjëra”, u shpreh Inzaghi.

Trajneri Interit foli me fjala të mëdha edhe për lojtarët e hedhur në fushë si zëvendësues, lojtar si Asllani që bënë mirë. Pas ndeshjes, mesfushori kuqezi u vlerësua nga mediat italiane me notën 6,5.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: