TIRANE- Të ardhurat nga tatime dhe doganat, përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT, për 6 mujorin e vitit 2016 u rriten me 8.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga ministria e Financave, të ardhurat për periudhën janar-qershor llogariten në vlerën 167.1 miliard lekë.

Referuar statistikave, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 12.7 miliardë lekë më të larta, krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2015 u mblodhën gjithsej nga tatimet dhe doganat, përfshirë kontributet 154.3 miliardë lekë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: