Së paku 12 persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një avioni ushtarak në afërsi të Mandalaya-s, qytetit të dytë më të madh në Mianmar.

Avioni është rrëzuar në afërsi të fshatit Anisakan, ndërsa në mjetin fluturak, sipas të dhënave të portalit lokal Irrawaddy, kanë qenë gjithsej 16 persona.

Ky shtet juglindor aziatik gjendet në një krizë të thellë politike dhe sigurisë, pas 1 shkurtit kur me grusht shteti u rrëzua qeveria e lideres Aung San Suu Kyi. // AA 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb