Këngëtarja e njohur Miriam Cani uron fansat e saj për Krishtlindje me një foto, ku tregon për herë të parë vajzën e saj të vogël, e cila ka lindur më 28 nëntor.

Në foto këngëtarja e njohur shfaqet me Amelin e vogël disa javëshe në krahë, e veshur me të kuqe duke komentuar: ‘Gezuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë.

Mbizotroftë dashuria në këtë natë të shenjtë dhe qoftë bashkimi, paqja dhe ngrohtësia familjare si kjo e kesaj nate, në të gjithe vitin. Ju perqafojme te gjitheve’. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: