Michael Douglas është një gjysh krenar. Aktori 76 vjeçar, dy herë fitues i çmimit Oscar, ka ndarë në Instagram një foto bardhë e zi me nipin e tij të dashur: ‘Është hera e parë që shoh të voglin Ryder një muajsh’, ka shkruar aktori në rrjetet sociale.
Ryder është fëmija i dytë i djalit të madh të Michael, Cameron Douglas dhe gruas Viviane Thibes. Djali 42 vjeçar Cameron dhe Viviene janë bërë prindër për herë të dytë në fund të dhjetorit. Ata kanë një vajzë 3 vjeçe, Lua. Cameron është djali i vetëm i Michael me ish bashkëshorten Diandra Luker.

Nga martesa në vitin 2000 me Catherine Zeta-Jones aktori ka dy fëmijë Dylan 20 vjeç dhe Carys 17 vjeç.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb