Tetë vjet nga vdekja e Michael Jackson një gjykatë ka vendosur të mbyllë një padi kundër shoqërive që administrojnë asetet e rockstarit nga koreografi Wade Robson.

Burri pretendonte se është ngacmuar seksualisht nga Jakson kur ishte akoma një fëmijë, për një periudhë 7 vjeçare.

Është mbyllur në këtë mënyrë një nga çështjet e mbetura pezull për pasuritë e këngëtarit, edhe pse Rabson ka thënë që do ta çojë çështjen në apel.

Gjykata nuk u prononcuar për faktin e ngacmimeve seksuale, por sqaroi që shoqëritë në fjalë, nuk kanë asnjë përgjegjësi për padinë e bërë nga Wade.

Robson që sot është 35 vjeç, kishte ngritur një padi kundër Michael Jackson në 2005, ku deklaronte se kishte kaluar shumë net në dhomën e këngëtarit, por që nuk është ngacmuar asnjëherë seksualisht prej tij. Katër vjet pas vdekjes së Jackson, ai kishte ngritur një padi duke pretenduar që kishte gënjyer dhe që ishte abuzuar seksualisht nga mbreti i pop-it.

Burri me origjinë australiane dhe me një bashkëpunim të gjerë me Britney Spears dhe NSYNC, e kishte takuar Jackson, kur ishte 5 vjeç.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: