‘Po përpiqen të më vrasin…’, ‘Kam frikë për jetën time’, kështu Michael Jackson i shkruante një mikut të tij, disa javë para se të vdiste nga një mbidozë ilaçes.

Tani miku i tij Michael Jacobshagen, ka vendosur të publikojë 13 letrat që popstari i kishte dërguar, në të cilën shkruante për shqetësimin e tij, duke mbështetur kështu teorinë që këngëtari është vrarë.

Vdekja e Jacksoni mbetet akoma një mister. Nëse deri tani teoria e vrasjes mbështetej vetëm nga vajza e tij Paris Jackson, këto 13 letra provojnë skenarin e ri, të një vdekjeje të paqëllimshme.

Gjatë një interviste në një emision televiziv australian Jacobshagen ka treguar që është thirrur nga Gjermania, ku ndodhej në atë moment, nga miku i tij Michael, i cili i përlotur i kërkonte të kthehej për të qëndruar me të në Los Angeles, transmeton tgcom.

Ka qenë pikërisht ky moment që këngëtari i ka dorëzuar letrat mikut të tij, duke i thënë që ishte i shqetësuar dhe i frikësuar për jetën e tij.
‘Më bëjnë shumë presion… jam i shqetësuar për jetën time’, kishte shkruar Jackson, duke mos specifikuar arsyen e vërtetë.
‘Gjatë ditëve që kalova me të, Michael ishte shumë melankolik’, ka thënë Jacobshagen. Tani nevojitet të kuptojmë se çfarë e shqetësonte popstarin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: