SHBA

Michael Jackson është kapur nga kamerat e sigurisë (CCTV) teksa blinte një unazë martese me një fëmijë. Së fundmi në internet po qarkullon një video, që është xhiruar në vitin 1989, e këngëtarit të ndjerë në një dyqan bizhuterish së bashku me një djalë të vogël.

Mbreti i muzikës pop ishte i maskuar me mbajtur paruke, kapelë, mustaqe dhe dhëmbë fals, në mënyrë që të mos njihej. Ai u kishte thënë shitësve se dëshironte të blinte një unazë martese dhe se planifikonte të martohej me fëmijë shkruan The Sun.

Michael
Michael

Kjo vjen pas shfaqjes së dokumentari “Leaving Neverland” ku u sollën tregimet e dy të abuzuarve seksualisht. James Safechuck dhe Wade Robson thanë se janë abuzuar nga këngëtari i njohur pbr vite me radhë kur ishin fëmijë. Ata gjithashtu treguan se  Jackson kishte organizuar një martesë me njërin prej fëmijëve në fermën e tij pa zbuluar emrin se kush ishte.

Safechuck ka thënë se kishte qenë 10 vjeç kur këngëtari kishte organizuar martesë në dhomën e tij të gjumit në fermën Neverland. Ndërsa pas publikimit të kësaj videoje, thuhet se unaza me diamante ishte blerë pikërisht për këtë rast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb