Një e ardhme si trajner i Juventusit për Michel Platini? “Jo, nuk mendoj kështu, – përgjigjet ai me rastin e një eventi të fondacionit “Vialli & Mauro”.

“Ka pak shanse, historitë e dashurisë nuk jetohen dy herë. Dhe nuk po e ndjek shumë futbollin italian” – shton ai. Më pas, për Kupën e Botës së zgjeruar, ai deklaroi: “Botërori i zgjeruar? Jo, nuk më pëlqen. Dy muaj ndeshje mund të jenë të mira për tifozët, por jo për lojtarët”.

Ish-president i UEFA-s, Platini, u ndal edhe te rastet e racizmit në Serie A, sidomos pas rasteve Lukaku dhe Vlahovic, duke shpjeguar: “Faji nuk është i lojtarëve, por i atyre që ofendojnë. Kartonët e Vlahovic? Ne i njohim gjyqtarët…, është një zonë e çuditshme”.

Më pas, për pesë skuadrat italiane në gjysmëfinalet e kupave evropiane këtë edicion: “5 italianët në gjysmëfinalet e kupave evropiane janë një surprizë për botën.

Derbi në Champions League? Atmosfera është e zjarrtë, por do të vendosë fusha e lojës. Nuk mund ta them se kush është favorit, Milan apo Inter”. Së fundi, për Giroud: “Ai ka pasur një karrierë të mrekullueshme, është një lojtar inteligjent dhe i pëlqyeshëm.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb