Michelle Hunziger dhe Giovanni Angiolini janë fotografuar gjatë një arratisjeje romantike në Sardenja, vetëm dy muaj nga ndarja e showgirlit me sipërmarrësin Tomaso Trussardi, me të cilin ka dy vajza, Sole dhe Celeste. Në fotot e realizuara nga revista gjermane ‘Bunte’ të dy shëtisin dorë për dore dhe hyjnë së bashku në një shtëpi. Revista gjermane e cilëson mjekun më të bukurin e Italisë dhe me një trup të skalitur dhe perfekt.

Michelle dhe Giovanni janë fotografuar teksa shëtisnin së bashku, Huzinger e adhuron Sardenjën, por kohët e fundit Michelle është fotografuar shumë shpesh në këtë zonë të mrekullueshme.
Angiolini është shumë i njohur në rrjetet sociale dhe shumë i ndjekur. Ai poston shpesh herë në rrjetin social foto nga puna në studion e mjekut, me këmishën e bardhë dhe gjatë kohës së lirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në janar kirurgu më i bukur dhe joshës i Instagramit shkruante: ‘Vitet ikin dhe ti e kupton gjithmonë e më shumë se vetëm nuk jetohet. Jam me fat që rrethohem nga njerëz të mrekullueshëm çdo ditë që e bëjnë jetën time të pabesueshme’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb