Më në fund dalin hapur në rrjetet sociale! Michelle Hunziker dhe Giovanni Angiolini kanë publikuar te dy foto nga Sardenja, ku po kalojnë disa ditë pushimesh së bashku. Ata kanë zgjedhur të njëjtin imazh për të publikuar në Stories dhe për të thënë se janë bashkë në të njëjtin vend, por pa dhënë më shumë detaje. Ashtu siç kishin bërë Stefano dhe Belen, të cilët kishin fotografuar veten në të njëjtën kasolle malore duke kapur një mjedis të njëjtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Michelle Hunziker ndodhet në Sardenjë dhe teksa shikon në det shkruan: “Vetëm gjëra të bukura”. Angiolini jeton atje në Cagliari dhe pasi ka postuar imazhe dhe video nga varka, teksa gatuan dhe përgatit një dolli, tregon darkën në det dhe shkruan: “Është praktikisht e pamundur të shikosh një muzg dhe të mos ëndërrosh”. E njëjta pamje e varkave në perëndimin e diellit shfaqet në profilin e prezantueses televizive.

Historia e dashurisë mes Michelle Hunziker dhe Giovanni Angiolinit ka nisur disa muaj më parë, por asnjëri prej tyre nuk ka dashur të zyrtarizojë lidhjen. Ajo e përcakton veten si beqare dhe ndarja nga ish-bashkëshorti Tomaso Trussardi, me të cilin kishte dy vajza Sole dhe Celeste, është ende e freskët.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb