Pushimet e Michelle Hunziker në Sardenja po shkojnë shumë mirë. Prezantuesja televizive është e ndarë mes lojërave dhe përkëdheljeve me vajzat e saj më të vogla, Sole dhe Celeste, që kanë lindur nga lidhja me Tomaso Trussardi dhe bisedave të veçanta me vajzën e madhe Aurora, që showgirli ka me Eros Ramazzottin dhe mbrëmjeve romantike me dashurinë e re, Giovanni Angiolini. E përjavshmja “Chi” i ka fotografuar mes puthjeve pasionante dhe shëtitjeve në vendin ku ato po pushojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka veshur një fustan rozë bon-ton dhe i buzëqesh e dashuruar të dashurit të saj. Nuk i mungon vëmendja dhe përkëdheljet në një kreshendo pasioni. Kirurgu nga Sardenja e ushqen me sensualitet, Michelle Hunziker luan lojën e joshjes, më pas dalin të përqafuar nga restoranti.

Michelle dhe Giovanni alternojnë mbrëmjet si çift me të tjerë. Ata janë parë edhe në diskotekë, të shpalosur me miqtë, por gjithmonë shumë të lidhur. Pasioni mes tyre është në qiell dhe ata nuk përmbahen dot dhe puthjet janë të pandalshme. Edhe dora e tij në të pasmet e saj nuk është për t’u habitur dhe përfundon në rrjetet sociale…

(tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb