‘Dhurata me e bukur… Dashuria’ shkruan Michelle Hunziker duke postuar një foto në të cilën puth me pasion bashkëshortin Tomaso Trusardi, e rrethuar nga një tufë gjigande trëndafilash të kuq, që ai i ka sjelle në restorant për ditëlindjen e saj.

Showgirli ka shuar 41 qirinj rrethuar nga dashuria e njerëzve më të dashur, vajzës Aurora, nënës dhe miqve të saj.

Pak orë më përpara ajo festoi me kolegët e Striscia ditëlindjen e saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb