Ish-Zonja e Parë amerikane Michele Obama pozicionohet në anën e Meghan Markle, e cila në intervistën me Oprah Winfrey foli edhe për diskriminimin racor, një temë e nxehtë në SHBA, me të cilën dukesha arriti të trondiste ndërgjegjen e publikut, shkruan vanityfair.it.

Për më shumë se 10 ditë, ekspertët mbretërorë dhe jo vetëm, kanë analizuar fjali për fjali intervistën bombë dhënë nga Harry dhe Meghan për Oprah Winfrey.

Shumë kanë nënvizuar se si akuzat e Meghan Markle kundër shtëpisë mbretërore britanike kanë prekur çështjet e ndezura të SHBA, mbi të gjitha çështjen e lidhur me diskriminimin racor.

Krah Harry dhe Meghan, u radhitën yjet absolutë të sportit (tenistja Serena Williams), poetja Amanda Gorman, aktori Hugh Jackman, këngëtarja Beyoncé dhe madje edhe persona nga politika.

Pas komplimenteve nga Shtëpia e Bardhë të Jen Psaki, zëdhënëse e Joe Biden, mbështetja erdhi edhe nga Michelle Obama.

“Fjalët e Meghan nuk janë befasi”, tha ajo.

”Tema e racës nuk është diçka e re dhe për këtë arsye nuk u habita kur dëgjova disa mendime dhe ndjenja të caktuara. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet me falje dhe përvoja të ta mësojë Markle”, shtoi Michel Obama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb