SHBA

Michelle Obama po shfaq mendimet e saj rreth dhe intervistës ‘bombë’ të Princit Harry dhe Meghan, me Oprah Winfrey më 7 mars.

“Shpresa ime është që, kur të mendojnë për atë që po kalojnë, të mendojne edhe për rëndësinë e familjes dhe thjesht lutem që të ketë falje dhe të ketë qartësi, dashuri dhe vendosmëri në një moment të tillë. Sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja”.

Intervista me Meghan dhe Harry tërhoqi vëmendjen në të gjithë botën dhe shkaktoi reagime publike nga një numër i madh njerëzish të famshëm dhe figura globale – përfshirë tani, zonjën Obama dhe zëdhënësin kryesor të Presidentit Joe Biden.

“Padyshim që shumë prej nesh reaguam për intervistën, siç bënë shumë amerikanë dhe shumë njerëz në të gjithë botën,” tha sekretari i shtypit Jen Psaki javën e kaluar nga prapa podiumit të Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar, “Për këdo del përpara dhe flet për betejat e shëndetit mendor, si dhe të tregojë historinë personale, kjo kërkon guxim”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: