Persona të famshëm, përfshirë liderin e grupit muzikor Rolling Stones, Mick Jagger, shprehën zemërimin në lidhje me ankorimin e anijeve turistike në lagunën e Venecias, në një letër të hapur për qeverinë.

“Ndaloni trafikun e anijeve të mëdha në lagunë”, shkruhet në dokument.

Artistë të njohur, nga Jagger te regjisori gjerman Ëim Ëenders dhe aktorja skoceze Tilda Sëinton, u ankuan për “mungesën absolute të respektit ndaj një prej vendeve më të rëndësishme të trashëgimisë botërore” dhe bënë thirrje për një ligj për të mbrojtur identitetin kulturor të Venecias.

Letra, e propozuar nga fondacioni bamirës “Trashëgimia Veneciane”, kritikon gjithashtu pabarazinë midis banorëve dhe turistëve në qytet dhe bëri thirrje për rregulla më të rrepta për dhënien me qira të apartamenteve turistëve.

Anijet turistike në Venecia kanë qenë një burim polemikash për vite me rradhë.

Në mars, qeveria u dha dritën jeshile planeve për të ndaluar anijet nga zona përreth qendrës së qytetit të Venecias, për t’u vendosur në një port jashtë lagunës veneciane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb