Periudhë e zezë për ish bukuroshin Michey Rourke. Autori që çmendi femrat me filmin ‘9 javë e gjysmë’ është fotografuar nëpër rrugët e Hollywood-it me një look endacakësh dhe i përlotur.

Ish seks simboli duket tashmë në krizë personaliteti dhe ulur në trotuar, shuan cigaren e tij me një shikim të përhumbur.

Për fat Mickey ka mbështetjen e bukuroshes Anastasija, modelja 29 vjeçare ruse, e cila bashkëjeton me të prej 6 vjetësh.

Vajza i shkon pranë dhe e ngushëllon, në fillim me një përqafim e më pas me një puthje. ‘Një dhuratë nga qielli’ kështu e quan edhe Rourke bukuroshen e tij, me shpresën që ajo ta sjellë në rrugë të mbarë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb