VMRO DPMNE-ja, partia kryesore e opozitës në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Sipas opozitës, ky vendim do të sillte liri për popullin maqedonas.

“Tani është koha të ngremë kokën dhe t’i lëmë maqedonasit të luftojnë për drejtësinë e tyre. Ajo që Zoran Zaev po i bën Maqedonisë së Veriut është e turpshme. Mashtrimi i tij është i turpshëm. Zaev nuk është Maqedoni. Ju tani duhet të jeni më të zëshëm dhe ta kundërshtoni. Zaevi të dorëhiqet, liri për popullin”, i është drejtuar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickovski, masës së tubuar të enjten në mbrëmje para ndërtesës së qeverisë në Shkup.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, tha se “Zaev duhet të kërkojë falje publike për ofendimet ndaj qytetarëve, paraardhësve dhe heronjve maqedonas “.

Ai tha se opozita nuk është kundër fqinjësisë me Bullgarinë apo me shtetet tjera, por fqinjësia, sipas tij, nuk duhet të ndërtohet në kurriz të popujve tjerë.
“Ne jemi për miqësi me fqinjët, për bashkëpunim, por jo miqësi duke i përulur tjetrit shtyllën. Miqësi do të thotë t’i zgjasni dorën njëri-tjetrin, të shikoni njëri-tjetrin dhe të ndihmoni njëri-tjetrin. As bullgarët nuk përfitojnë nga poshtërimi. Dhemb sidomos kur poshtërimi vjen nga familja juaj”, ka deklaruar lideri opozitar, Hristijan Mickovski. Kundër tubimit të opozitës përmes një komunikate ka
reaguar LSDM-ja që drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev.

“Histeria e VMRO-së anti-evropiane ka mbaruar, qytetarët i kanë treguar (në zgjedhje) Mickoskit se duan një të ardhme”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Kryeministri bullgar Boyko Borisov dhe ai maqedonas, Zoran Zaev pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë më 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: