MAQEDONI

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re vazhdon të kundërshtojë Marrëveshjen e Prespës të ratifikuar nga Kuvendi i Greqisë. Kryetari i partisë, Kyriakos Micotakis, tha se për të nuk është mbyllur kontesti i emrit mes dy vendeve dhe se kur ai të jetë në Qeveri, do përdor të gjitha mekanizmat kundër Marrëveshjes dhe vendosjen e vetos në çdo kapitull për integrimin e vendit në BE.

“Do ta shfrytëzoj çdo mjet juridik dhe diplomatik për zbutjen e pasojave negative nga Prespa. Dhe nuk do ta lëshoj të drejtën e vetos për çdo kapitull në lidhje me integrimin e Shkupit në BE. Që vendi të hyjë në BE ekzistojnë 35 kapituj për të cilët duhet miratim në fillim që të hapen dhe pastaj që të mbyllen. Këto 35 kapituj patjetër të mbarohen që të shkojë përpara integrimi evropian i Shkupit. Ata as nuk do t’i hapin, as nuk do t’i mbyllin, nëse paraprakisht nuk kënaqen pozitat greke”- pohoi Kyriakos Micotakis nga Demokracia e Re në Greqi.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës shkaktoi ndryshime në përbërjen parlamentare greke. Pasi disa deputetë të opozitës mbështetën kryeministrin Alexis Cipras, partia POTAMI mbeti pa grup parlamentar. Po ashtu rrezikohen edhe Grekët e pavarur. Rrethanat e këtilla hapën debat në opinionin grek. Posaçërisht pasi kryetari i Kuvendit Nikos Vucis, caktoi seancë të Komisionit për Rregulloren për punën e Kuvendit. Mediat në vend këtë e komentuan si “përpjekje për të shpëtuar grupin parlamentar të grekëve të pavarur”. Ndërsa zëdhënësja e Demokracisë së re, Maria Spiraki, pohoi se kryetari i POTAMIT, Panos Kamenos e nënvlerëson kryeministrin. Andaj, kryeministri Cipras i ka kërkuar kryeparlamentarit Vucis që të mos ndryshojë asgjë në Rregulloren e Kuvendit.

“Me faktin që asnjëherë dhe nga askush nuk isha i nënvlerësuar dhe me faktin se nuk dëshiroj që askush ta shfrytëzojë ndjenjën time demokratike që të shpif, kërkoj nga Ju që të mos ndërmerrni asnjë iniciativë për ndryshimin e Rregullores aktuale”- theksoi Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Në fjalimet e tij të fundit, kryeministri Alexis Cipras, për gjendjen e këtillë në Kuvend ka vlerësuar si shqetësuese për irracionalitetin politik dhe rregullativ, njofton Alsat M.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb