Një program pesëvjeçar dhe një investim prej 40 milionë dollarësh për të ndihmuar studiuesit dhe organizatat që të merren me sfidat në fushën e mjekësisë dhe kujdesit shëndetësor, është ambicia e kompanisë Microsoft.

Kompania thekson se për këto arritje do të përdoret inteligjenca artificiale (IA).

Programi ”AI for Health” do të përqëndrohet në tre fusha kryesore, te kërkimet, te të dhënat globale të shëndetit dhe te shëndeti i ashtuquajtur ”i ndershëm”, që do të thotë zvogëlim i pabarazive.

“Me Inteligjencën Artificiale kemi mundësinë për të zgjidhur disa nga problemet më të mëdha të njerëzimit’’, shpjegoi Brad Smith, president i Microsoft.

“Microsoft do të punojë për të siguruar që organizatat jofitimprurëse, universitetet dhe institutet kërkimore të kenë qasje te teknologjitë, burimet dhe ekspertët më të përparuar në mënyrë që ata të mund të përshpejtojnë kërkimet falë AI duke lehtësuar arritjen e rezultateve dhe përmirësimin e aksesit në shëndetësi’’, deklaroi kompania.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb