NJU JORK-Gjiganti i informatikës Microsoft do të marrë në administrim rrjetin socialo-profesional LinkedIn për një vlerë rreth 26,2 miliardë dollarë, njoftuan sot të dy grupet. “LinkedIn do të ruajë të pacënuar individualitetin dhe CEO-n aktual, Jeff Weiner” u saktësua në një deklaratë të përbashkët.

LinkedIn i krijuar në 2003 numëron tashmë 433 milionë anëtarë në mbarë botën. Marrëveshja nëpërmjet dy autoriteteve do të kryhet për 196 dollarë për çdo aksion LinkedIn. Aksionet shënuan rritje me 48,19 për qind në 194,25 dollarë në mesditë në këmbimet elektronike në seancën e parë në Wall Street. Aksionet Microsoft pësuan rënie me 2,99 për qind në 49,94 dollarë.

“LinkedIn ka ngritur një sipërmarrje të jashtëzakonshme duke mundësuar ndërlidhjen e profesionistëve në mbarë botën”, pohoi CEO i Microsoftit, Satya Nadella cituar në një deklaratë duke nënvizuar se qëllimi ishte krijimi i sinergjive veçanërisht me Microsoftin 365, program i grupit në fushën e ”cloud computing”, me anë të cilit kërkon të konkurrojë me Google.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: