Microsoft ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të ofrojë më mbështetje për shfletuesit Internet Explorer 8, 9 dhe 10 duke filluar nga 12 janari. Gjiganti softuerik ka nisur të njoftojë përdoruesit e Windows 7 dhe Server 2008 R2 të përditësojnë shfletuesin me Internet Explorer 11.

Kompania nuk do të ofrojë me përditësime sigurie për shfletuesit Internet Explorer 7, 8 dhe 9, që do të thotë se ata do të jenë të rrezikuar ndaj çdo sulmi. Kompania shpreson që përdoruesit të kalojnë tek një version më i ri i shfletuesit, sidomos tek shfletuesi i ri Edge.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: