Microsoft i bashkohet Google, Facebook, Yahoo dhe Twitter me raportimin e sulmeve qeveritare tek përdoruesit e shërbimeve të gjigandit të sistemit operativ. Kompania dështoi në një rast të ngjashëm kur disa hakera me lidhje të forta me partinë në pushtet në Kinë vodhën 1,000 llogari Hotmail.

Zv. Presidenti i divizionit të sigurisë pranë Microsoft, bëri të ditur se nga data 1 Janar, përdoruesit e shërbimeve të kompanisë do të njoftohen nëse llogaria e tyre është hakuara nga një individ apo grup me lidhje të forta me qeveritë e vendeve.

Ky njoftim mbërrin pikërisht në atë koment kur u bë publik sulmi i qeverisë kineze ndaj 1,000 llogarive Hotmail përgjatë tre viteve duke filluar nga 2009. Nën shënjestër ishin llogari e-mail të liderëve Tibetian dhe Ujgur, diplomatëve afrikan dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Microsoft u njoftua nga Trend Micro në 2011-tën për këtë thyerje të sigurisë dhe menjëherë arnoi vrimat e sigurisë përmes të cilave hakerat vodhën adresat e-mail. Sulmet kryesore erdhën nga një rrjet kinez njohur si AS4808.

(d.d/PCW/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: