Para disa muajsh, Microsoft prezantoi një aplikacion të ri për mesazhe elektronike, i quajtur Send. Ky aplikacion fillimisht ka qenë në dispozicion për pajisjet iOS. Aplikacioni funksionon me llogarinë e Outlook-ut dhe shfaq kontaktet nga ky shërbim për mesazhe elektronike.

Send është realizuar tani si një version paraprak për telefonat që operojnë me sistemin Android 4.2 Jelly Bean ose një version më të ri. Microsoft po zgjeron gjithashtu mbështetjen për aplikacionin në tri tregje të reja- si në tregun amerikan dhe kanadez. Aplikacioni Send mund të shkarkohet aktualisht nëpërmjet iTunes App Store dhe Google Play store në Britani, Brazil dhe Danimarkë.

Microsoft e përshkruan Send si një “aplikacion që duket si mesazh tekst dhe vepron si mesazh elektronike”. Për të përdorur këtë aplikacion duhet të regjistroheni me llogarinë tuaj të postës elektronike të Office 365. Kompania ka sjellë disa veçori të reja tek ky aplikacion, si mesazhet direkt brenda grupit, dërgimin e fotove në formatin GIF, shpërndarjen e vendndodhjes etj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: