Microsoft ka ndaluar disa sulme kibernetike nga një grup hakerësh i lidhur me inteligjencën ruse, i cili dëshironte të depërtonte në mediat ukrainase.

Microsoft raporton se, pas marrjes së një urdhri drejtësie, ka marrë kontrollin e shtatë domeneve të internetit, që grupi Strontium po përdorte për sulme kibernetike.

Grupi i hakerëve, i njohur për përpjekjet për t’u infiltruar në Komitetin Kombëtar Demokratik në 2016, po synonte gjithashtu “institucionet e politikës së jashtme dhe grupet e mendimit në SHBA dhe Evropë”, thekson Microsoft.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb