TIRANË- Microsoft njoftoi se deri  më 31 mars, janë shitur 8.6 milion smartfonë Lumia. Kjo është një rritje me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Të ardhurat nga telefonët arritën në 1.4 miliard dollar këtë tre mujor ose e thënë ndryshe një rënie me 16% krahasuar me një vit më parë. Microsoft gjithashtu shiti 24.7 milion telefonët të tjerë që nuk i përkasin linjës Lumia. Sipas kompanisë, telefonët e thjeshtë vazhdojnë akoma të jenë tërheqës për disa tregje.

Edhe pse kompania shiti 8.6 milion Lumia, realisht kemi të bëjmë me një rënie kur bëjmë krahasimin e me tre mujorin paraardhës ku janë shitur 10.5 milion. Asnjë lajm të mirë nga platforma Windows Phone ku të ardhurat ranë me 16%.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: