Kompania e njohur teknologjike “Microsoft” thotë se është duke punuar në një pajisje, e cila do të konsiderohet si bulimi i madh i vitit.

Duke folur në episodin e ri të transmetimit të zakonshëm “Windows Weekly”, shefi i marketingut, Chris Capossela, ka thënë se kompania ka gati një telefon të fuqishëm.

Ai nuk konfirmoi se a do të jetë pajisja misterioze me emrin Surface Phone, por as nuk e mohoi duke shtuar sërish spekulimet për një pajisje të tillë.

Surface Phone pritet të vijë si pajisje e veçantë lidhëse mes kompjuterëve dhe telefonave të mençur duke ofruar programe të ndryshme softuerike të ngjashme me të kompjuterëve dhe duke përdorur setin Intel në vend të Qualcommit. Kjo do të mundësonte përdorimin e telefonit sikurse të një kompjuteri.

Surface Phone raportohet se do të dalë në shitje në maj të 2016-ës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: