Telefoni i ardhshëm i Microsoftit do të jetë një pajisje e teknologjisë së fundit e cila synon tregun e ndërmarrjeve, sipas kreut të korporatës Windows, Kevin Gallo.

Ai po ashtu ka thënë se ky telefon do të jetë “kategori inovative”.

“Ne jemi me të vërtetë të kënaqur me atë që kemi arritur me Windows”, ka thënë ai, shkruan Koha.net, duke shtuar se “që do të thotë se ne do të vazhdojmë të punojmë me teknologji të fundit dhe me kategori inovative njëjtë sikurse kemi bërë me Surface”.

Ai gjithashtu komentoi për sistemin operativ Windows Phone, duke theksuar se as ky sistem nuk ka qenë i braktisur, as që nuk ka ndonjë plan të tillë.

“Windows Phone është i mbështetur plotësisht. Ne jemi plotësisht pas saj. Ne nuk jemi duke e braktisur Phonen”, ka thënë Gallo. “Me të vërtetë nuk ka asnjë ndryshim në drejtimin tonë apo strategjinë tonë në lidhje me zbulimin e softuerit Windows Phone”.

Në fatk, Kevin Gallo tha se së shpejti do të lansojnë një përditësim të madh për sistemin operativ Windows 10 Mobile.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: