Një mundësi për forma të reja komunikimi personal dhe profesional, për përballimin e kufizimeve pandemike dhe zgjerimin e punës inteligjente: “Microsoft” zbulon MESH, një platformë që riprodhon pjesëmarrësit e një bisede si holograme.

Teknologjia, e prezantuar gjatë ditës së parë të “Ignite 2021”, një konferencë që gjiganti amerikan i teknologjisë ua kushton zhvilluesve dhe ekspertëve, është tashmë në dispozicion për “HoloLens 2”, përdoruesit e realitetit të përzier të “Microsoft” dhe do të arrijë gjatë muajve të ardhshëm në pajisje të tjera të realitetit virtual (RV), si edhe smartphone, tabletë dhe kompjuterë iOS e Android.

“Qëllimi është t’u mundësojmë njerëzve që të ndihen afër edhe kur janë në kontinente të ndryshme, duke u dhënë atyre mundësinë për të bashkëvepruar me përmbajtje 3D ose me bashkëbiseduesit e tyre përmes aplikacioneve të aktivizuara në çdo platformë ose pajisje”, shpjegoi “Microsoft”.

Në fillim, pjesëmarrësit në rrjet do të riprodhohen si avatarë, por ndërsa komuniteti rritet, përdoruesit do të kenë atë që kompania e përcakton si një teleportim të vërtetë të ngjashmërisë së tyre.

Në atë çast, nëpërmjet aplikacionit, çdokush do të jetë në gjendje të ndërveprojë me të tjerët në formë 3D, me një interpretim më të mirë gjithëpërfshirës përmes përdorimit të “HoloLens 2” dhe pajisjeve pamore të RV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: