BRITANI- Microoft në Mbretërinë e Bashkuar bëri të ditur se do të punësojë 10 njerëz me çrregullime në funksionet e trurit, si ata autikë apo njerëzit me sindromën Asperger. Të gjithë vendet e punës janë me kohë të plotë me vendndodhje në Mbretërinë e Bashkuar. Nisma bazohet në një program të ngjashëm drejtuar nga zyra qendrore e Microsoft-it në Redmond, ku 11 njerëz autik iu bashkuan shoqërisë.

Sa i përket procesit të intervistës, do të ndiqet i njëjti program që përdori Microsoft në SHBA. Nuk do të ketë intervista ballë për ballë, shkruan krokodili. Microsoft i zgjedh punonjësit nëpërmjet një panairi një javor ku i lejon ata të shfaqin aftësitë e tyre.

Michel Va nder Bel, shefi ekzekutiv i Microsoft-it, tha se krijimi i një fuqie punëtore të aftë është një ndër sfidat kryesore që po përballet ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar. Shumë njerëz me çrregullime në funksionet e trurit zotërojnë shumë aftësi. Këtu përfshihet aftësia për të ruajtur dhe analizuar të dhëna, po ashtu aftësia e të menduarit kompjuterik në mënyrë të detajuar. Microsoft beson se punësimi i njerëzve autik do të ndihmojë në forcimin e lidhjes me konsumatorët. Po ashtu punësimet e reja do të ndihmojnë në krijimin e produkteve më gjithëpërfshirëse.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: