Deputeti Artur Rroshi ka kërkuar sot në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahinin, të cilës i ka adresuar disa pyetje konkrete.

Ai kërkon të dijë se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së mësuesve, librave shkollorë dhe jashtëshkollorë, se çfarë masash janë marrë për zhdukjen e analfabetizmit, si edhe pse disa prej figurave të historisë nuk pasqyrohen siç duhet në librat e shkollës, një prejt tyre Mid’hat Frashëri.

“E kërkoj interpelancën si domosdoshmëri për raportin e historisë që ka në libra krahasuar me të vërtetën fatale që nuk e mësojnë dot historinë për shkak të konkurencës politike, kur ju PS apo PD është në pushtet”,- tha Roshi.

Në përgjigjen e saj, ministrja Besa Shahini u përgjigj se Mid’hat Frashërit i është dhënë vendi i merituar në tekstet mësimore.

“Kjo nuk qëndron, veprimtaria e tij bashkë me imazhin e tij zë vend në disa prej temave në libra. Nuk është lënë anash i është dhënë vendi i merituar mes figurave të tjera historike”.

Në replikë Roshi tha: Po ju mësoni fëmijëve sërish luftën e klasave. Nuk ka asnjë shkollë me emrin e Mid’hat Frashërit pavarësisht kontributit të tij të paharrueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb