“Mid’hat Frashëri, kthimi në shtëpi…” ky është titulli i emisionit të sotëm “Dritare me Rudinën”, pak orë përpara se eshtrat e tij të rivarrosen në Shqipëri 69 vjet pas vdekjes në SHBA.

Emri i Mid’hat Frashërit vazhdon të dyzojë shqiptarët në lidhje me qëndrimet e tij politike të atëhershme.

Historiani Paskal Milo tha se e vlerëson Frashërin, si njeri i kulturës dhe shkencës shqiptare, por ai është mes tyre që besojnë se Mid’hati ka përçarë shqiptarët.

Që në fillim të emisionit, deklaratave të Milos iu kundërvu studiuesi Erald Kapri, i cili tha se Frashëri bashkoi të gjithë shqiptarët dhe se në jetën e tij nuk ka dhënë asnjë mesazh luftënxitës mes shqiptarëve.

Ceremoni shtetërore me të kaluar të dyshimtë politike?

Paskal Milo: Ajo që na bashkon në këtë debat është figura e Midhat Frashërit si njeri i kulturës e shkencës shqiptare. Ajo që na ndan është çështja e interpretimit të qëndrimeve të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Është një e drejtë e gjithësecilit të prehet në vendin e vet. Por nuk mund të shtrembërohet e vërteta historike. Unë do shkoj në ceremoni dhe do respektoj veprën e Midhat Frashërit si njeri i kulturës, ish-diplomat, shkencëtar, si albanolog, që na ka lënë pasuri të çmuara për albanologjinë. E respektoj nga kjo pikëpamje dhe nga këto vlera, por unë nuk do të shkoj nesër në rast se Frashëri do kthehej vetëm si kryetar i Ballit Kombëtar.Do mbetet vlerë në ato fusha ku ka kontribuar për shqiptarët, por jo për një vepër që i ka përçarë shqiptarët, i ka vënë kundër njëri tjetrit.

Po t’i bësh balancën?

Milo: Ai ishte një figurë komplekse, me vepra shumë të mira të pavarësisë, por për fat të keq e mbylli keq për luftën. E ndaj Frashërin si njeri i kulturës dhe si politikan.

Erald Kapri: Edhe te ceremonia e SHBA, Frashëri vjen jo vetëm si njeri i kulturës dhe si kryetar i Ballit Kombëtar. Unë besoj që ai bashkon të gjithë shqiptarët. Eshtë vështirë të gjesh një mesazh luftë nxitës mes shqiptarëve prej tij. Ai ishte nëj figurë që dhe në vendimet më të forta ishte kundër luftës civile.

Milo: kujt ja thua këto? Neve që kemi thërmuar arkivin? Frashëri bëri thirrje tek Balli Kombëtar që të gjithë të ulnin armët kundër gjermanëve. Edhe Rama po të dojë ta shtrembërojë, nuk e ndërron dot historinë e luftës çlirimtare. Ti je një nga ideologët e shtrëmbërimit të historisë.

Kapri: Ju jeni një nga ata. Ju po bëni avokatinë e të kaluarës komuniste të vendit.

Milo: Mos na sillni këtu të bëjmë sherr per kolaboracionizmin shqiptar

Kapri: Kjo është fyerje për Frashërin, dhe bëni mir mos të shkoni në ceremoni.

Milo: Ka dhe ndonjë bashkëpunim që nëpërmjet politikave të ditës të përmbysin historinë. Ne jemi këtu për të respektuar vlerat e atij burri, që të prehet në vendin e vet. Ishte amanet i tij që të varrosej këtu dhe shumë mirë bëhet. Po japim vlerësim maksimal për veprën e tij por s’mund ta bëjmë të zezën të bardhë. Paguhesh për të shtrembëruar historinë.

Kapri: Mua s’më paguan njeri

vijon…

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb