Duke folur për emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 për kthimin e eshtrave të Mid’had Frashërit, Fatos Lubonja deklaroi se ajo që iu duhej më parë shqiptarëve është që të kuptojnë dhe të mësojnë drejt mbi historinë e tyre.

Teksa e vlerësoi figurën dhe kontributin e Mid’hat Frashërit, analisti u shpreh se shqiptarët janë të uritur për të marrë pushtetin dhe për këtë mund të hedhin shumë gjera. Ai shpjegoi edhe disa probleme dhe pakënaqësi që kishte mes Ismail Qemalit dhe Mid’hat Frashërit.

“Mund të kishte pretendime dhe probleme territoriale në jug. Problemi këtu është të kuptojmë historinë tonë. Për të marrë pushtetin shqiptarët, ata i bien çdo gjejë. Ky është një mësim edhe për realitetin e sotëm.Ajo që desha të them është që kritika kryesore që ka pasur Isamil Qemali  është fakti që ishte me atë që duhej të bënin shqiptarët kur ishte lufta e parë ballkanike dhe konkretisht Janina. A duhej që shqiptarët duhet të luftonin apo jo. Ideja ka qenë a duhet të luftonin  territorin që banohej prej shqiptarëve apo tu jepej grekëve.”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb