TIRANË

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka rrëfyer takimin me një mikun e tij francez 50 vite më parë, kur Shqipëria ishte në diktaturë.

Berisha shkruan se lidhja mes tyre ishte shkrimtari Albert Kamy dhe një shprehje e tij e njohur. Kreu i PD-së tregon përgjigjen e tij, e cila ishte e vërteta.

“50 vite më parë, mjek i ri në diktaturë të plotë. Takoj një mik timin francez teksa studioja. E vetmja gjë që më lidhte me të ishte Kamy-ja. Ai e donte Kamy-në, edhe unë e doja shumë Kamy-në, në atë kohë se shkrimtarët janë me sezone. Z.Berisha më thotë; Kamy-ja ka thënë se: Midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh nënën time. Zhano, i them unë zgjedh të vërtetën dhe jo nënën time. Ai më pa, më pa me habi, sepse në fund të fundit ai ishte në një vend të lirë, dhe unë në një diktaturë. Dhe për definicion, e vërteta ishte shumë afër atij dhe shumë larg meje. Por unë përsëri i thashë të vërtetën atij, sepse unë ashtu isha mëkuar”, shkruan Berisha.

Berisha
Berisha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb