Protesta e sotme e opozitës para parlamentit ka pasur edhe disa risi nga protesta e kaluar. Mielli, vezët, frutat dhe perimet nuk kanë munguar në duart e qytetarëve, që të inatosur janë përpjekur të qëllojnë me to në parlament, por janë penguar nga gardhi i efektivëve të policisë që ndodhen para parlamentit.
Duket se një prej policëve ‘ka marrë’ mbi vete të gjithë mllefin e protestuesve, të cilët e kanë përlyer me vezë e miell. Ai është Fatmir Lleshi, shefi i Komisariatit numër 4 të Kryeqytetit.
(Fotot janë shkrepur nga gazetari Jakup Gjoca)
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: