Migjeni dhe Agolli, dy poetë të dykohshëm e njëherit të përjetshëm, të ndryshëm e të ngjashëm, por të lindur në të njëjtën ditë, janë përkujtuar përmes një konference nga Qendra Kombëtare e Librit me rastin e përvjetorit. Ndërsa poetët kanë kaluar në amshim, vepra e tyre i mban gjallë në qarqet letrare e intelektuale.
Alda Bardhyli tha se ata të dy kanë shënjuar letërsinë shqipe të shekullit XX, ndërsa shtoi se një poet si Migjeni ëshrë fat per kulturen shqiptare.
Për ministren Margariti, të dy poetët përbëjnë dy emra të rëndësishëm për letrat shqipe. “Ashtu si Migjeni doli nga skema e kohës së tij, edhe Agolli doli nga skema e realizmit në kohën e konformizimit”.
Studiues e pedagogë, u ndalën te vepra të veçanta të Dritëroit dhe atij që njihet si poeti i mjerimit. Por nëse i pari jetoi gjatë dhe mundi në të gjallë ta njohë lexuesin me letërsinë e tij, Migjeni jetëshkurtër, përbën një shqetësim për keqleximet që ju bënë.
Poeti Primo Shllaku, shfaqi shqetësim për ardhmëninë e Migjenit duke e bazuar këtë shqetësim, te interpretimet që i janë bërë atij. “Migjeni u pa si komunist, por ishte revolucionar, revolucionar në letërsi, në mendimin letrar. Nëse para tij poezia shqetësohej për atdheun e kombin, Migjeni i dha dritë qytetit dhe jetës së tij, por u keqkuptuar e keqlexua”, tha Shllaku, poet e studiues.
Mbesa e Migjenit, Angjelina Ceka, një prej pinjolleve të pakt te poetit që u shua krejt i ri pasi rizbuloi problemet e qytetin dhe shtresave te neperkembura, rrefen mbijetesen e vepres.
“Vepra e Migjenit u censurua sa ai qe gjallë. Pas luftës pati shumë vështirësi të botohej. Motrat e Migjenit i kanë ruajtur poezitë e veprat e tij si thesar, derisa ia dorëzuar atij që u bë në një farë mënyre, pjesë e familjes së Migjenit, prof. Skënder Luarasit”, tha Angjelina Ceka.
Për ndjeshmerinë e poezisë, për artin e fjalës, për dokumentimin në vargje të shoqërisë dhe dhembjes, Migjeni dhe Agolli, në mënyra e stile të ndryshme, vlerësohen se gjëri edhe tej auditoreve.
(BalkanWeb)