“Migjenianët” këtë herë kanë udhëtuar drejt fshatit Tren në Bilisht aty ku jeton Olgert Talo me dy djemtë dhe babain e tyre, në kushte të mjerueshme.

Por ajo e bën edhe më të dhimbshme këtë histori është fakti se Olgerti është braktisur nga bashkëshortja e cila është lidhur siç thotë ai me një burrë tjetër, dhe dy fëmijët me probleme të shëndetit mendor, janë braktisur nga nëna e tyre, e cila nuk ka ardhur ti shikojë më.

 

Sipas Olgertit, gruaja u hoq sikur ishte sëmurë dhe ai e çoi në spital. Por aty ajo e la dhe pasi u zhduk për ca kohë i shkuajti që të mos e kërkojë më, pasi është lidhur me një burrë tjetër.

Gjë të cilën Olgerti po vazhdon ta vuajë edhe sot. Ai nuk e  fyen bashkëshorten e tij edhe pse ajo e la në atë mënyrë, por thotë të paktën të kishte menduar për fëmijët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb