“Tak Fak” udhëtoi në fshatin Tren të Bilishtit në qarkun e Devollit, ku jeton Olgert Talo. Gazetarja e “Tak Fak”, bisedoi nga afër me komshinjtë e tij të cilët konfirmuan atë që i ka ndodhur Olgertit dhe fëmijëve.

Për 2 fëmijët e tij të sëmurë dhe Olgertin,  fondacioni “Fundjavë Ndryshe” dërgoi ndihma me ushqime dhe veshmbathje. Por “Tak Fak” vijoi më tej në misionin e tij për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë si rasti i familjes Talo.

Gazetarja e “Tak Fak” bisedoi me kryetarin e bashkisë së Devollit, Eduard Duro, i cili u shpreh se është në dijeni të situatës ekonomike në të cilën ndodhet Olgerti dhe dy fëmijët e tij.

“Olgert Talo është në sistemin e Programit Social të Bashkisë Devoll pasi fëmijët e tij përfitojnë nga ndihmat që ofron Shërbimi Shtetëror Social.

Jemi në dijeni të kushteve të vështira të banesës ku ata jetojnë dhe e kemi futur në listën përfituese nga programi social i strehimit. Mes emrave të përfituesve, sipas vendimit të këshillit bashkiak, është dhe Olgerti.

Tani presim miratimin nga Ministria e Ekonomisë, Kultures dhe Inovacionit që shpresojmë që shumë shpejt do dalë me vendimin e vet për ta miratuar dhe shpresojmë që brenda këtyre muajve të fillojmë ndërtimin për rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të banesës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb