Arlind Ajeti mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi debutoi për herë të parë në ndeshje zyrtare me Torinon në ndeshjen përballë Pizës, të cilin ekipi i tij e fitoi me rezultatin 4-0 pas shtesave, nga ku Torino arriti të kualifikohej në turin tjetër të Kupës së Italisë . Lojtari shpreson të ketë bindur trajnerin Sinisha Mihajloviç me paraqitjen e tij, dhe trajneri serb justifikoi pikërisht 23 vjeçarin shqiptar në shpërthimin e tij pas ndeshjes, ku kritikoi shumë prej futbollistëve që kishte aktivizuar në këtë sfidë.

“Nuk treguam asgjë në fushë, zero parime loje. Stërviten të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe për mua është e pafalshme që lojtarë të Torinos, në një turne të rëndësishëm si Kupa e Italisë, të hyjnë në fushë kështu. Disa ishin të justifikuar, si Ajeti, i cili nuk ka luajtur asnjëherë, apo djemtë e rinj, por nga të tjerë prisja shumë më tepër”, ishin fjalët e Mihajloviç në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb