TIRANE

Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj Naim Abazi janë një dndër ciftët më të dashur dhe më jetëgjatë në botën e shoë bizzit. Ata janë gjithmonë të pandashëm nga njëri-tjetri si në jetën personale por edhe në karrierë.

Në një intervistë të fundit Mihrija ka zbuluar se arsyeja e fortë në qoftë e ata ndaheshin një ditë iishte tradhtia, të cilën së falte kurrë. Por Naimin e frikëson diçka tjetër.

Këngëtari i mirënjohur madje frikësohet sepse Mihrija nuk është aspak xheloze. Ditën e djeshme ata kanë qenë të ftuar në “E diell”, ku u vendosën përballë pyetjeve të moderatorëve dhe një prej pyetjeve kishte të bënte me xhelozinë. Sa xheloze është Mihrija meqë ai rrethohet nga femra?

“Të them të drejtën në këtë aspekt shpeshherë edhe më frikëson sepse nuk është hiç”-u përgjigj Naimi, deklaratë e cila i pëlqeu Mihrijes. “Hera e parë që e dëgjoj, prita diçka tjetër”-tha Mihrija.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: