Jemi mësuar ta shohim të qeshur dhe me ngjyra, por kësaj radhe këngëtarja e njohur Mihrije Braha si asnjëherë më parë në një intervistë ka shpërthyer në vaj teksa e ka rrëfyer historinë më të hidhur të jetës së saj.

Bëhet fjalë për një sëmundje që ka kaluar bashkëshorti i saj, kompozitori i njohur Naim Abazi, të cilën ajo e ka treguar për emision “Express” në KTV.

“Do të ndalem në një pjesë tjetër të jetës sime para luftës, kur është dyshuar se Naimi vuante nga një sëmundje e rëndë. ka qenë dramë e vërtetë. Nuk kam qejf ta kujtoj këtë histori. Platori (djali) ka qenë shumë i vogël. Naimi iu nënshtrua një operacioni që kaloi me shumë trauma në një spital privat. Ishte kohë pa kohë. Dramën që e kam përjetuar unë me Naimin nuk e ka kaluar njeri. Momentet shumë të vështira kanë qenë kur Naimi ka dalë nga operacioni dhe është kthyer në shtëpi. Dita kalonte se kishim njerëz. Prisnim rezultate, analizën e fundit për të vërtetuar a ishte ajo që dyshonim apo jo. Unë me Naimin mbeteshim vetëm në darkë dhe qanim. Ai më linte amanetet: Kujdesu për Platorin! Në fund doli që Naimi nuk kishte asgjë. Nuk do t’ia dëshiroja askujt këtë”, tregon këngëtarja e njohur kosovare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: