Milani më në fund merr një lajm të mirë, pasi afron rikthimi i një lojtari i cili shpesh ka shërbyer si një nxitës për ekipin në momentet më të vështira, Rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç në fushën e lojës po afron.
Për herë të parë që nga operacioni që kreu 8 muaj më parë, Ibra është shfaqur në stërvitje në Milanelo, teksa ka bërë një pjesë të seancës stërvitore me grupin e lojtarëve nën urdhrat e Piolit.
Lojtari, i cili nuk është përfshirë në listën për ndeshjet e Ligës së Kampioneve për arsye teknike, pasi nuk mendohet se do të jetë në gjendje që të luajë në sfidat ndaj Totenhemit,.ka vazhduar më pas punën individuale në aspektin e përgatitjes fizike. Por kaq ka mjaftuar që te kuqezinjtë të kthehet pak optimizmi, pas një periudhe të errët rezultatesh që kanë vënë në dyshim edhe projektin sportiv të klubit./Panorama Sport